
Një postim i fundit në llogarinë zyrtare të Gjestit, një prej konkurrentëve më të përfolur të këtij edicioni të Big Brother VIP Albania 4, ka nxitur reagime.
Në faqen e tij zyrtare në Instagram është publikuar një fotografi nga paraqitja e tij në spektaklin e së martës.
Ajo që tërhoqi më shumë vëmendje nuk ishte fotografia , por mbishkrimi.
“Unë nuk luaj lojë, unë jam vetë loja. Historia e Big Brotherit. Mbajeni në mend”, ka shkruar Gjesti.
Gjesti është njëri nga banoret më të dashur nga publiku shqiptar përgjatë qëndrimit të tij në ‘Big Brother VIP Albania’.
Ai sonte ka pasur një përballje me Laertin, i cili shprehet se nuk meriton të fitoj Gjesti këtë edicion të ‘BBVA’, shkruan “Kosovarja”.
Por këngëtari tregoi së është krenarë për vetën dhe atë se çka është “Unë kur kom hy këtu kom pas frike sepse shtëpia ishte me banor në moshë dhe të dijshëm më shumë së unë, por koha e tregon sepse unë i kom përballu mirë situatat dhe krejt ata kanë dal sot prej kësaj shtëpie, dhe jam shumë krenarë me vetën”.