Denim i rëndë në shtëpinë e ‘BBV3’, banorët shokohen pas vendimit të ‘Vëllait të Madh’

Çmimi i Big Brother VIP Albania 3 ka zbritur nga 100, në 80 mijë euro me vendim të Vëllait të Madh pas prishjes së rregullave të lojës.

PROMOTED CONTENT

Egla vendosi të lërë sfidën e fermës, çka i kushtoi 20 mijë euro minus çmimit të madh. Egla u arsyetua se nuk mund ta përballonte, ndërsa banorët nuk e pritën aspak mirë.

“Banorë, Egla ka vendosur të dalë nga ferma . Ferma që do qëndrojë e hapur dhe ata që do ju përkushtohen më shumë kafshëve deri të premten, do të fitojnë imunitet. Lojërat dhe sfidat nuk merren me seriozitet nga ana juaj, në vijim do të ketë penalizmi”-thuhej në zarfin e Vëllait të Madh.

SPONSORED CONTENT

Egla: Jam jashtë limiteve fizike të mia

Juli: Ti kërkove me shku vet, ti e bën këtë për faktorizim dhe për atë nominim. Të rrish atje dy orë dhe të ulësh 20 mijë euro moj Egla nuk janë pak.

Egla: Nuk e dija aq të rëndë more burrë dhe e dyta nuk më pëlqeu ajo që pash. Nuk e dija.

Juli: Pak respekt more njeri

Franceska: Ti prishe lojën e gjithë njerëzve për veten tënde, je shumë kot. Lute me shku dhe bën budallallëqe.