Danja flet për herë të parë, ja cfarë po ndodh mes saj dhe partnerit pas daljes nga BBVA ‘Redi më ka thënë që…’

Gjatë mbrëmjes së sotme në Fan Club Danja foli për ditët e para pas daljes saj nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4.

Ish-banorja tha se diskutuan për lajmet e ndryshme që kishin qarkulluar në rrjet dhe për të gjitha gjërat që kanë ndodhur brenda shtëpisë.

Sa i përket marrëdhënies me G Banit Danja tha se nuk u përshëndetën fare, të cilës ish-banori iu përgjigj duke thënë se nuk i duhet shoqëria me Danjën sepse ajo ka qenë agresive ndaj tij brenda.

Pjesë nga biseda:

Heidi: Çfarë diskutuat me Redin kur dole nga shtëpia e Big Brother VIP Albania?

Danja: Më ka thënë për këto lajmet e ndryshme vërdallë, folëm për gjithçka që ka ndodhur brenda dhe shumë dashuri normalisht.

Heidi: G Bani, a do e doje shoqërinë e Danjës jashtë

G Bani: Shoqërinë e Danjës e doja brenda në lojë, Danja jo vetëm që shoqëri nuk deshi por ishte dhe shumë agresive ndaj meje aty brenda. Prandaj nuk kam nevojë për shoqërinë e Danjës jashtë.

Heidi: Redi ka kontaktuar prindërit e tu për situatën që keni patur brenda në shtëpi me Danjën

G Bani: Është diçka që mendoj e ka bërë me të drejtë dhe në shumë mënyrë shumë dinjitoze.