Nën hetim për dh*në ndaj të vajzes se burrit/ Antonela Berisha ben veprimin e papritur per Genta Gjalpin

Ditën e sotme policia bëri me dije se kanë nisur hetimet në gjendje të lirë për influenceren e njohur, Genta Gjalpi e cila kapi me forcë vajzën e partnerit të saj në një market.

Ndonëse lajmi bëri bujë në rrjet dhe reagimet kanë qenë të shumta në lidhje me këtë situatë, Genta që prej ditës së djeshme ka ripostuar në profilin e saj në Instagram përkrahjen që ka marrë nga shoqëria e saj.

Mirëpo ajo që tërhoqi vëmendje ishte përkrahja e marrë nga ish-banorja e “BBVA”, Antonela Berisha e cila përbri një fotoje ku shfaqet Genta, shkroi: Je më e fortë se ky moment.

Kujtojmë se Antonela Berisha së bashku me të motrën, Marielën, është përfshirë në një sherr të dhunshëm në gusht të 2024, ku mbeti e plagosur modelja e njohur Klea Prenga.