
Finalistja e “Big Brother VIP Albania 4”, Egli Tako, ka tërhequr sërish vëmendjen e publikut me një postim të thjeshtë, por mjaft të komentuar në InstaStory. Ajo publikoi një foto nga vetura, duke zbuluar se ndodhet në Prishtinë, të cilën e shoqëroi me përshkrimin:
Era Prishtinë
Me shprehjen e qetë, por që ngjall kureshtje. Ajo nuk dha asnjë detaj tjetër mbi qëllimin e vizitës, duke lënë hapur hapësirën për spekulime.
Menjëherë pas postimit, ndjekësit në rrjete sociale nisën të hamendësojnë arsyet e udhëtimit të saj në Kosovë. Një pjesë e fansave aluduan për një ribashkim të mundshëm me Gjestin. Të tjerë sugjeruan se ajo mund të ndodhet atje për një projekt muzikor ndoshta një duet me Gjestin, që është përfolur shpesh online.
Egli, e njohur për stilin e saj të rezervuar dhe komunikimin diskret me publikun, nuk ka reaguar ende për të konfirmuar ose mohuar ndonjë nga këto zëra. Por një gjë është e sigurt: praninë e saj në Prishtinë nuk e ka lënë askush pa vënë re. A është kjo një vizitë me qëllime personale apo një hap drejt një bashkëpunimi të ri në karrierë? Mbetet për t’u parë në ditët në vijim.