Tani nis falja e Sazanit? Dhendri i Trump me 17 maj ne Shqiperi, ja cdo bëjë me Edi Ramen

Tirana do të jetë mikpritëse e një forumi të rëndësishëm ekonomik më 17 maj, ku pritet të diskutohet potenciali i investimeve në Shqipëri, Ballkan dhe tregjet në zhvillim. Një nga folësit kryesorë të këtij eventi duket se do të jetë edhe Jared Kushner, dhëndri i ish-presidentit amerikan Donald Trump.

Sipas agjendës së publikuar të forumit “Invest in a Connected Europe”, Kushner do të mbajë një fjalim në orën 10:05 deri në 10:20 të paradites, në cilësinë e themeluesit dhe CEO-s së kompanisë “Affinity Partners”. Ai pritet të flasë në panelin me temë “How Far Can Investment Go in Uniting Albania, Emerging Markets, and Beyond?”, ku do të trajtohet roli i investimeve si urë lidhëse mes tregjeve të konsoliduara dhe atyre në zhvillim.

“Si mund të identifikojnë investitorët vizionarë dhe të zgjerojnë mundësitë që gjenerojnë përfitime dhe thellojnë ndërlidhjen ekonomike në Shqipëri, në rajon dhe më gjerë në peizazhin global?”-thuhet në prezantimin e panelit.

Pas fjalës së Kushner, është planifikuar marrja e fjalës nga ana e kryeministrit Edi Rama. Ende nuk dihet nëse Kushner do të jetë fizikisht i pranishëm në Tiranë apo do të marrë pjesë në mënyrë virtuale./ Zoom.al