Emocione dhe lot, vajza e Dr. Florit ngjitet në skenë për herë të parë, rikthen zërin e të atit

Një moment prekës dhe thellësisht emocionues u përjetua në skenën e spektaklit “AG SHOW”, ku për herë të parë, vajza e artistit të ndjerë Dr. Flori interpretoi një nga këngët më të dashura të tij, duke lënë pa fjalë publikun.

Performanca u kthye në një homazh të fuqishëm për artistin që la gjurmë të pavdekshm në muzikën shqiptare. Me një zë të fortë, të pastër dhe plot ndjenjë, ajo solli kujtimet dhe shpirtin e të atit në një mënyrë të veçantë, duke prekur zemrat e të gjithëve.

Në skenë ishte e pranishme edhe këngëtarja e njohur Aurela Gaçe, mike dhe bashkëpunëtore e afërt e Dr. Florit, e cila nuk i fshehu emocionet gjatë këtij momenti të veçantë.

Publiku shpërtheu në duartrokitje, ndërsa sytë e publikut u mbushën me lot.