Ish-banori i BBV2 aktori i humorit Elvis Pupa duket se është mjaftë aktiv në komentimin e edicionit të tretë të këtij spektakli.
Pas një postimi mbushur me sarkazëm ku duket se personazhi i tij më i spikatur Avdiu pozon krahas moderatores Roza Lati ka nxitur debat mes tij dhe nje ndjekseje.
Në foton e tij Elvisi ka shkruar:
“Kujt i shkon më shumë xhanketa”?
Menjëherë ndjeksja e ka sulmuar aktorin duke komentuar se:
“Uauu sa turp për ty që paragjykon kështu një femër. Nuk e prisja nga ti Visi që u shtirje si djalë i mirë”!
Por aktori nuk ka nguruar dhe i ka dhënë përgjigjen epike; Mosssss…. ma çorre maskën. As unë nuk e prisja prej teje. Jam shumë i zhgërrymë.