Balerini Graciano Tagani ishte i eleminuari i radhës në BBVA3 në një nominim shumë të fortë.
I pyetur se pse nuk takoi asnjë nga banorët pas largimit nga Shtëpia, Graciano u shpreh se është një person emocional që kreu veprime emocionale ndaj nuk donte t’i takonte.
Ledioni: Pse nuk takove asnjë?
Graciano: Unë jam shumë emocional dhe kam bërë veprime emocionale prandaj dola duke mos takuar asnjë.
Ledioni: Ishe shumë i lezetshëm aty brenda për hir të së vërtetës.
Graciano: Nuk jam pishman për çfarë kam bërë, unë u futa për të luftuar dhe ky ishte testi më i madh. Ose do të luaja fort për të ecur shumë ose do të dilja në fillim. Nuk jam futur për të shtyrë ditët.
Ledioni: Ti del nga një televotim i fortë, por ka edhe nga ata brenda shtëpisë si Juli që thonë se ti e harxhove të gjithë municionin tënd.
Graciano: Po, ndoshta. Por doja ti dilja ballë çdo situate. E kuptova mirë çfarë banorët po bënin dhe mendova se kisha të drejtë të luftoja me secalin. Kjo nuk ka qenë rruga e duhur dhe ja ku jam, por realisht e shijova shumë këtë gjë.
Ledioni: Për çfarë do të të marrë malli më shumë?
Graciano: Për çdo sekondë në atë shtëpi, është me fat kushdo që është aty brenda dhe këtë e kam thënë përherë. Do të më marrë malli për emocionet, për debatet, për Romeon, për Eglën…
Arbri: Sipas mendimit tënd kush e fiton Big Brother?
Graciano: Është shumë herët për ta thënë, por loja e Julit është e rafinuar shumë.
Arbri: Juli domethënë?
Graciano: Deri tani mendoj se loja e Julit është në shina dhe shumë e kontrolluar.