Pasi thyen rregullat e Vëllait të Madh, Juli, Egla, Gazi dhe Sara u përballën në gjyqin e bërë brenda në shtëpi ku Eriola ishte Prokurore dhe Romeo avokat.
Kur i erdhi radha për të folur, Juli u shpreh: “Duke iu falënderuar për këtë seancë e cila kushton para nga buxheti i shtetit tonë të varfër. Doja të thoja që, po kam përdorur një gjest ndoshta jo shumë etik por do të thoja këtu e dashur juri që kush nuk ka bërë mëkate këtu, ta hedhi gurin i pari.
Që do të thotë, ne jemi njerëz të gjallë me mish e me gjak e me nerva me të qeshurat e problemet tona. Mos harrojmë që jetojmë në një vend të izoluar pa informacione, pa familjarë dhe të kushtëzuar.
Kështu që, si i tillë dhe unë nuk jam një robot i programuar nga programatorët më të famshëm në botë. Unë jam një njeri i lindur krejt natyrale nga një nënë dhe reagoj me mish e me gjak, me mendje e trup.
Kështu që nëse ka dikush që nuk ka bërë një mëkat të tillë deri më tani, pranoj të dënohem e të iki nga shtëpia”.