Një tjetër krisje mes Heidit dhe Romeos/ Çfarë po ndodh me çiftin?

Duket se romanca mes Heidit dhe Romeos po pëson sërish krisje, teksa ata vazhdojnë qëndrimin në shtëpinë e “Big Brother Vip”.

Gjatë diskutimit, ata kanë vënë re ndryshimet mes tyre, duke thënë se kanë mentalitet të ndryshëm dhe se nuk e vendosin shpesh veten në vendin e tjetrit.

Romeo: Ku di unë çfarë të them. Jemi të ndryshëm në disa aspekte, si jetojmë etj. Jemi të ngjashëm në mënyrën si mendojmë. E shohim veten krah njëri-tjetrin. Unë mendoj që është problematike sa kohë ne nuk mundohemi të kuptojmë dhe të veshim këpucët e tjetrit. Jemi kokfortë të dy, po unë jam shumë tradicional si njeri dhe mënyra… e kuptoj dhe mentalitetin e Heidit se është rritur aty. Është gjithë ajo biseda që bëmë mbi tavolinë. Nëse ka mirëkuptim mund të gjejmë gjuhën e përbashkët.

Heidi: Kemi ndryshime dhe unë e ndej sikur unë vihem më shumë në vendin e tij se sa ai në timin. Unë gjithsesi do bëj maksimumin që ta mbroj këtë gjë sepse është shumë e bukur. Por duhet të bëj zhurmë që ai të më kuptojë. Unë në fakt emrat e prindërve të tij i dija. Kam gabuar ca gjëra që për mua nuk janë shumë të rënda. Unë e njoh veten me gjërat serioze jam shumë e vëmendshme, por me datat nuk i mbaj mend. Unë as ditëlindjen time nuk e mbaj mend. Nuk më erdhi por kjo nuk do të thotë që nuk e dua.

Romeo: Unë jam munduar gjatë gjithë kësaj periudhe që nga momenti që jemi afruar, që të jem shumë i kujdesshëm në çdo gjë. Edhe në fjalët që përdor edhe pse situata rëshket, izolimi të bën të dalësh nga kornizat. Mundohem shumë ta kuptoj. Jemi njerëz të ndryshëm dhe kemi mentalitete të ndryshme. Në momentin që ka situata si kjo që ka vëlla tjetër, unë e vuaj me veten që mos ia nxjerr asaj.

Marrëdhënia e tyre u komentua dhe nga baorët e tjerë, teksa Juli tha se e sheh Heidin që e vesh më shumë këpucët e Romeos, sesa e anasjellta.

Juli: Unë e kam thënë prej kohësh që kam vënë re disa elementë viktimizimi të tij. Por në marrëdhënien e këtyre të dyve, kanë aspektë të ndryshme formimi. Ajo është më e pavarur, kurse Romeo nuk e njeh shumë. Është rritur ndryshe, nga të dy unë besoj që Heidi loogjikon pak më hsumë dhe që e vendos më shumë veten. E vërtetë që Romeo ëhstë 3-4 vjet më i madh me moshë por Heidi është më e rritur me mendje.

Jetmiri: Ndërtojnë një histori duke pretenduar që kanë nisur një dashuri me sy. Dashuria nis me njohje, me diskutim, me debat. Duke mos i konsumuar këto dh dukje dalë tek pjesa që kuptohemi me sy, kuptojnë se janë shumë të ndryshëm.

Romeo: Kjo gjë këtu të ngarkon por dhe nuk të lë të ndërtosh një marrëdhënie. Këtu je i detyruar që dhe kur ke një zënkë dhe një keqkuptim, fillon e përdoret gjëja sipas interesit