Fituesi i edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova dhe reperi Arkimed Lushaj i njohur me emrin e artit si (Stresi) ka reaguar për ndodhitë e fundit në BBVA si dhe veprimet dhe sharjet e Meritonit ndaj banorëve.
Ai gjithashtu ka komentuar deklaratën e Meritonit, siç pretendoi ai që e kishte bërë kundër reperit pasi kishte fituar Big Brother-in. Stresi pretendoi se Meritoni pati thënë “se e fitoi ai i Shqipërisë”.
Derisa komentonte sjelljen dhe fyerjet e Meritonit, Stresi foli pikërisht edhe për deklaratën e moderatorit që kishte bërë për të.
“Dëgjova Meritonin duke thënë (për mua) e ka fituar ai i Shqipërisë, pse kush duhet ta fitonte Big Brother”, theksoi Stresi përmes një videoje.
Ai pas kësaj dha deklarata të forta gjithashtu edhe për Vedat Bajrami.