Ajo ka treguar se pas daljes nga shtëpia e BBV i ka dhënë fund romancës së saj, të cilën e kishte lënë pezull përpara se të bëhej pjesë e garës.
Rike Roçi rrëfeu se u nda nga partneri misterioz me një telefonatë, duke preferuar që të mos e takonte.
“Ashtu si filloi, ashtu mbaroi sapo dola. As nuk e kam takuar, me një telefonatë e mbyllëm. Dua të rri vetëm, jam pak e çuditshme. Jam mirë kështu. Nuk ka qenë as i dashuri, ka qenë një njohje, një pëlqim. Nuk kam asnjë ndjenjë, nuk i kam ato fluturat”- tha Rike Roçi.
Ndërsa shtoi: “Është pak e vështirë të ambientohem me botën jashtë. Vetëm kam bërë intervista televizive në emisione dhe jam mbyllur në hotel, e izoluar. Nuk di si ta shpjegoj, më duhen edhe pak ditë që të përshtatem. Por ishte një eksperiencë e bukur, një eksperiment i bukur. Ka qenë një lojë shumë e vrazhdë, shumë pak pozitivitet. Ka nisur me debate që natën e parë, orët e para. Mezi të qesh buza në atë shtëpi. Kam pasur ftesë për të hyrë edhe tek Big Brother VIP 1 dhe 2, por nuk kam pasur mundsi të vija. Nuk jam penduar që hyra, por personazhet ishin pak të vrazhdë.”