Jetmiri reagon pas daljes nga “BBV3”: Kam pasur presion

Jetmir Salaj është larguar mbrëmjen e djeshme nga shtëpia e ‘BBV3’.

Teksa doli i revoltuar nga shtëpia, ish-banori pati një përplasje dhe me opinionistët në studio së bashku me moderatorin Ledion Liço, ku ky i fundit e ftoi Jetmirin të largohej prej studios.

Pas largimit nga studio, Jetmiri zhvilloi një video live në llogarinë e tij personale të Instagram-it, teksa paralajmëroi se shumë shpejt do të tregoj të gjitha të vërtetat dhe padrejtësitë që i janë bërë gjatë qëndrimit të tij.

“Kam pasur presion të jashtëzakonshëm.Do bëj çmos të tregoj të vërtetën time. Unë mendoja se gjërat kishin ndryshuar, jeta kishte ndryshuar, “Bigu” kishte ndryshuar, por në fakt asgjë s’ka ndryshuar”, u shpreh ndër të tjera Jetmiri.