Heidi Baci është shndërruar në një personazh mjaft të dashur për publikun shqiptar për shkak të pjesëmarrjes së saj në “Big Brother Vip 3”. Heidi u bë fillimisht e njohur për publikun shqiptar për shkak të pjesëmarrjes së saj në Grande Fratello, ku krijoi një zhurmë të madhe, duke ndërprerë rrugëtimin e saj pasi babai e kritikoi ashpër për marrëdhënien që ajo kishte krijuar brenda shtëpisë.
Gjatë qëndirmit të saj në shtëpi për pothuajse 100 ditë, Heidi nuk ka zbuluar shumë për familjen e saj dhe deri më tani ajo ka mundur të takojë vetëm vëllain e saj.
Ndërkohë që me imazhin e babait të saj jemi njohur, në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë disa fotografi të nënës së saj, ku dallohet një ngjashmëri e madhe mes njëra-tjetrës. Disa ditë më parë, Heidi është shprehur se nëna e saj është më e bukur se ajo dhe në fakt duhet thënë që e mamaja e 26-vjeçares, Lajla Kamata, është një yll i vërtetë, me flokët bionde dhe sytë jeshil.