Jetmiri “shpërthen” me akuza ndaj produksionit të Big Brother: Më censuruan!

Pasi u largua gjatë spektaklit të mbrëmshëm, Jetmiri duket se nuk i ka dalë e keqja me produksionin e Big Brother Vip.

Në një video që ish-banori publikoi në rrjetet sociale është shprehur se atij se i është mohuar e drejta për të bërë lojën e tij dhe se është ndjerë i censuruar nga produksioni. Ndërsa më tej shprehet se vendimi për të hequr dorë nga loja erdhi si pasojë e një trysnie psikologjike.

“Të dashur miq, siç ju e patë edhe në Prime-n e kaluar, mua mu mohua një e drejtë ekzistenciale, pasi në të gjithë të drejtën e botës qoftë edhe të këtij formati, me rregulla dhe me rregullore po deshët, nuk mund t’i mohohet e drejta një lojtari të vendosë të bëjë lojën si ta dojë ai. Në vazhdën e të drejtave të mohuara, të para gjithmonë në opinionin dhe perceptimin tim, unë ndjeva një censurë ndaj meje dhe nën kushtet e një trysnie psikologjike të tmerrshme vendosa të largohem nga loja. Nëse juve ju duket që gjykimi i “Big Brother” është i drejtë, atëherë kjo është Shqipëria tjetër”, thotë ai.