Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë bërë prindër për herë të parë. Lajmin e bukur e ka bërë të ditur për herë të parë këngëtari i dashur për publikun përmes një postimi në rrjetet sociale.
Çifti ka sjellë në jetë një vazjë paraditen e 30 prillit, ku kanë zbuluar edhe emrin që i kanë vendosur vogëlushes së tyre, një emër shumë i bukur, Luna Mari. Prej atij momenti Luizi dhe Kiara kanë postuar disa nga momentet e para me vogëlushen e tyre e së fundmi Kiara ka publikuar një video teksa Luizi mban në krahë Luna Marin.