U përjashtua se qëlloi me shuplakë Luizin, Kejvina habit me fjalët pas ardhjes në jetë të vogëlushes

Fituesi i BBVA2 Luiz Ejlli dhe moderatorja Kiara Tito, janë bërë sot prindër të një vajze, të cilën e kanë quajtur Luna Mari.

Lajmin e kanë bërë të ditur vetë çifti, përmes një postimi të përbashkët në Instagram.

Në postimin e tyre, çifti ka marrë urime të shumta, si nga fytyra publike ashtu edhe nga fansat e tyre të shumtë.

Në mesin e komenteve të shumta, vëmendjen e ka marrë ai i ish-banores së Big Brother VIP, modeles Kejvina Kthjella, e cila e kishte goditur me shuplakë Luiz Ejllin gjatë qëndrimit në shtëpi. Pas këtij veprimi, ajo ishte përjashtuar nga shtëpia.

“Waaaurimeeeeee…me jete te gjate princeshaa im crying”, ka qenë komenti i Kejvinës.