Juli i del në mbrojtje Heidit: “Jeni tre veta që i keni vendosur shigjetën në kokë”

Julian Deda duket se është në anën e Heidi Bacit sa i takon debateve të fundit të saj me disa nga banorët e shtëpisë, përmendim këtu, Graciano Taganin, Françeska Muratin dhe Meriton Mjekiqin!

Në një bisedë të bërë me balerinin, Juli u shpreh se sulmi që po i bëhet Heidit është për shkak se banorët me të cilët ajo ka patur përplasje të forta, i tremben faktit se ajo mund të shkojë në finale.

Pjesë nga biseda

Juli: I keni vënë shigjetën në kokë Heidit, tre veta.

Graciano: Mua ma ka vënë ajo pa ja kam vënë.

Juli: Jeni tre veta që po merreni me atë vajzë. E di si më duket? Është tamam sikur jeni duke synuar finalen për të spostuar Heidin. Mënyra si po sulmohet ajo është sikur jeni të bindur që ajo shkon në finale dhe ju duket si personi që mund të sulmohet më lehtë.

Graciano: Jo. Unë nuk e shikoj fare si finaliste Heidin, zero.

Juli: Nuk e shikon ti, por unë po them si e shikoj unë.

Graciano: Në rregull ti ke të drejtën tënde.