Cifti Kiara-Luiz zbulojnë për herë të parë vajzën me një video shoqëruar me një këngë të vogël për të

Ata janë ende kryefjalë e showbizzit. Çifti Kiara-Luiz kanë treguar për herë të parë të vogël e tyre, ku edhe për Luna Mari është krijuar një këngë e vogël. Çifti u bë prindër për herë të parë më fund të prillit, dhe bekimi i tyre erdhi pas një dashurie që lindi në ”Big Brother Albania Vip 2”. E sigurtë që kjo video në Instagram do të thyejë rekorde me shifra të larta shikueshmërie.

“Luna Mari Ejlli ju falenderon secilin prej jush për dashurinë, urimet dhe dhuratat e mrekullueshme që ka marrë që pa lindur dhe në vazhdim”, shkruan dyshja në Instagram.

Dashuria e tyre ndodhi në syrin e publikut, të ndjekur nga miliona shqiptarë, duke krijuar kështu fansa dhe ndjekës suportues, kuriozë për jetën e tyre. Çifti edhe pas daljes nga BBV, kanë qenë aktiv në rrjetet e tyre sociale, duke ndarë momente të bukura mes tyre.