“Për një darkë bosash”/ Për kë ish-banor e ka ftesën e veçantë Juli

Julian Deda dhe Erjola Doçi u bënë mjaft miq me njëri-tjetrin brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP3”.

Ata shpeshherë u komentuan nga banorët e tjerë se kanë aleancë mes tyre, por ata shpreheshin se është thjesht miqësi.

Po si është marrëdhënia e tyre tani që reality show ka përfunduar?

Këtë kuriozitet të fansave e kanë shuar vetë ata përmes postimeve në rrjetet sociale. Aktori i dashur për publikun ka postuar në “Instastory” një video ku ka etiketuar moderatoren e njohur.

Në videon në fjalë Juli shfaqet me një pjatë bosh, në të cilën më pas hedh pak vaj, uthull dhe kripë. Pasi i përzien, ai merr pak bukë ku e ngjyen dhe e ha.

“Hajde Erjola Doçi, për një darkë bosash…!”, ka shkruar Juli.

Ndërkohë moderatorja e ka ripostuar videon ne fjalë dhe bashkëngjitur me të shkruan:

“Aaaaa… nepsi o Zot”.