Mbrëmë në emisionin “Top Arena” në Top Channel, Julian Deda është vënë përballë disa pyetjeve pikante nga Erjola Doçi. Kjo e fundit nuk ia kurseu pyetjet për jetën personale po edhe në lidhje me “Big Brother VIP3”, ku së bashku patën një rrugëtim të bukur.
Por jo vetëm kaq, pasi jjatë intervistës, aktori i dashur për publikun u ngacmua nga astrologia e njohur, Meri Shehu, e cila i kërkoi atij një puthje.
“E dua një puthje”- ishte kërkesa e ish-banores së edicionit të tretë të “Big Brother VIP”.
“Unë të puth, por kam frik se të bëhet ves”, ishte përgjigja e Julit.
“Unë se kap primen as me puthje as me viktimizim”, shtoi Deda më pas me nota ironie.