7 vite pa Adelen e bukur, ja postimi prekes nga shoqja e saj

Ndarja e parakohshme nga jeta e gazetares Adelajda Xhamani shtatë vite më parë tronditi shumë njerëz, ata që e njihnin personalisht, por edhe ata që mundën ta njohin vetëm nga ekrani.

Vajza që theu tabutë në “Big Brother”, vajza që dashuroi “pa doreza” brenda në shtëpi, vajza e cila me çiltërsinë e saj “vodhi” zemrat e shumë shqiptarëve, 7 vite më parë u nda nga jeta duke lënë pas një dhimbje të madhe.

Miqtë e saj ashtu siç bëjnë çdo vit, kanë kujtuar shoqen përmes disa fotove dhe rreshtave me dhimbje.

Gazetarja Iva Kalemi përmes disa fotove të bukura me Adelajdën i ka treguar se sa shumë i mungon.

“Adelë asgjë nuk është më e drejtë në këtë botë që për pak ngjan virtuale me atë që ti lë 7 vite te shkuara. Shumë objekte kanë ndryshuar ndërsa disa ndjesi kanë mbetur aty si mungesa jote, njerëzit e tu që të deshën aq shumë dhe sytë e tu në zemren time. Kanë mbetur vetëm kujtimet dhe kaq shumë për të treguar në këtë amulli vitesh ku njerëzit flasin, por nuk komunikojnë më, dëshirojnë gjithkënd, por nuk duan më asnjë. Të gjithë kemi ndryshuar veç mirazhit tënd të fisnik e zemrës tënde të bukur. Të dua ne”, shkruan ajo.


Gjithashtu edhe shoku i saj i ngushtë, gazetari Eraldo Rexho, përmes një postimi në rrjetet sociale ka treguar se ajo jeton përgjithmonë në zemrat dhe mendjen e tij.

“Ti ishe mendimi i fundit mbrëmë dhe je mendimi i parë këtë mëngjes… 7 vite fluturuan dhe unë ende pres që ti të kthehesh në zyrën tonë, tek e cila u bënë vite që nuk më bëhet të shkoj. Mungon sot dhe çdo ditë! PërgjithmonëAdela”, shkruan ai ndër të tjera.