Florian Binaj sulmon Blendi Fevziun dhe Grida Dumen per vrasjen e Martinit: Ja cfare kanë bërë

Në protestën që po zhvillohet sot përballë Ministrisë së Arsimit, aktori i njohur Florjan Binaj ka

bërë një thirrje të fuqishme drejtuar drejtuesve të emisioneve televizive, përfshirë Blendi Fevziun, Eni Vasilin dhe Grida Dumën, duke kërkuar që të ftohen më shumë përfaqësues të shoqërisë, si prindër, mësues dhe nxënës, në programet e tyre.

 

Në një mesazh të fuqishëm për media, Binaj tha:

“Mjaft më me të njëjtat figura, analistë që ftohen natë për natë. Nëse ju dhimbsen me të vërtetë, ftoni prindërit, mësuesit dhe nxënësit, sepse ata janë ata që po i lëmë pas dore”.

Ai gjithashtu theksoi se është e natyrshme që fëmijët të jenë të dhunuar kur u ofrohet vetëm TikTok-u si mundësi për t’u shprehur.

Deklarata e tij:

“U bëj thirrje të gjithë këtyre drejtuesve të emisioneve, Blendi Fevziut, Eni Vasilit, Grida Dumës, të gjithë ata që bëjnë emisione natë për natë, ftoni prindër, ftoni nxënës, ftoni mësues. Mjaft më me të njëjtat figura, analistë që ftohen natë pas nate.

Nëse ju dhimbsen me të vërtetë, ftoni prindërit, mësuesit, nxënësit, sepse ata janë mosha më e lënë pas dore. Është normale që fëmijët të jenë të dhunuar, sepse ne u kemi dhënë vetëm TikTok-un, kjo është fatkeqësia më e madhe.

Duhet të bëhet një ligj, ndoshta të marrë edhe emrin e Martinit, dhe të frenohet kjo çmenduri kolektive, që të kemi sa më shumë shembuj për tu krenuar dhe jo heronj të heshtur për tu vajtuar”