‘Sa burra kam kaluar unë yyyy…’ Rudina Dembacaj bënë deklaratën e fortë kur pyete për marrëdhëniet e saj s*ksuale

Aktorja Rudina Dembacaj ka folur për eksperiencat e saj s*ksuale,teksa është shprehur se nuk e mban mend se kur ka kryer marrëdhënie për herë të parë.

“Ku di gjë unë, sa burra kam ndërruar”, u shpreh Rudina Dembacaj, duke shtuar se “I kam kaluar kështu, se bëj shaka”.

Gjithashtu foli edhe për marrëdhënien me bashkëshortin Mark Frroku, teksa deklaroi se fillimisht kanë qenë shokë me njëri-tjetrin.

Rudina Dembacaj u shpreh se romanca e tyre ka qenë si një telenovelë, duke u shprehr se “nuk e kujtoj kohën kur, por në atë moment shpërthyen fishekzjarre”.

“Marrëdhënien e parë? Se mbaj mend fare, ku di gjë unë, sa burra kam ndërruar unë. I kam kaluar kështu. (Se bëj shaka) Nuk e mbaj mend kur kam kryer marrëdhënie për herë të parë me Markun. Unë dhe im shoq jemi njohur si shokë. Ka qenë një telenovelë, “jo po unë të dua”, “jo po s’është gjëja e duhur”. Nuk kujtoj kohën kur, por kujtoj që shpërthyen fishekzjarre”, tha aktorja në “Goca dhe Gra”.

Moderatorja Rudina Dembacaj është shumë e hapur kur flet për marrëdhënien e saj me ish-deputetin e PS, Mark Frroku.

Ajo ka pranuar se përpos momenteve të lumtura kanë edhe ditë të vështira, duke treguar edhe “defektet” e bashkëshortit të saj.

Në një intervistë së fundmi, Rudina Dembacaj u shpreh se Mark Frroku e “acaron” pak, teksa theksoi se edhe vetë është “natyrë ekstremiste”.

Moderatorja dhe aktori megjithatë u shpreh se deri tani fundi është gjithmonë pozitiv, ndërsa shtoi “nuk mbaj përgjegjësi sa më zgjasin marrëdhëniet”.

“Nuk shkojmë vetëm mirë, por më acaron pak, ngaqë jemi në TV s’do themi vetëm të mirat. Unë jam pak natyre ekstremiste, dhe të them të drejtën acarohem shumë shpejt.

Fundi është gjithmonë pozitiv, deri tani të paktën, se unë e kam deklaruar gjithandej se nuk mbaj përgjegjësi sa më zgjasin marrëdhëniet, deri tani jam shumë e lumtur. Flasim prapë herë tjetër”, u shpreh moderatorja.

Kujtojmë që Rudina Dembacaj ka qenë e fejuar me regjisorin Eduart Grishaj, i cili tani është në një marrëdhënie me Arbana Osmanin, me të cilën ka edhe 2 fëmijë.

Gjithashtu, ajo ka qenë e martuar me Aleksander Varfaj dhe kanë një vajzë së bashku, Viktorian, por kjo marrëdhënie dështoi.