Vjen lajmi urgjent, ja cfare po ndodhe sot me vrasesin e Martin Canit

Nis në Gjykatën e Apelit në Tiranë seanca gjyqësore ndaj 14 vjeçarit Mario P., i cili është arrestuar për vrasjen e bashkëmoshatarit Martin, që të dy nxënës ne shkollën Fan Noli ne Tiranë.

Siç raporton Anila Hoxha seanca po rehatohet nga gjyqtarja Elona Mihali në një shqyrtim që është me dyer të mbyllura.

 

14 vjeçari është sjellë nga policia prej institutit të Kavajës, raporton Hoxha.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në muajin nëntor, ku nga sherri mbeti i plagosur edhe shoku i Canit, Luis Meçja, i cili është larguar jashtë vendit për tu kuruar.

Nënkryetari i PD Flamur Noka ka publikuar një dokument në rrjetet sociale për të cilin pretendon se është procesverbali i parë nga oficeri i policisë gjyqësore për vrasjen e Martin Canit, ku thuhet se në ngjarje ishin 5 persona të përfshirë.

Noka akuzon Policinë e Shtetit se po “fsheh krime aty ku të përfshirë janë patronazhistët e Ramës dhe familjarë e fijet e narkoshtetit”.

“Ja prova! Ja prova e dokumentuar që vrasësi i Martin Canit nuk ishte vetëm. Kupola e Policisë së Shtetit fsheh krime aty ku të përfshirë janë patronazhistët e Ramës dhe familjarë e fijet e narkoshtetit. Kupola blu është de facto një bandë me uniformë. Policë që vrasin, policë që dekonspirojnë, që fshehin e mbulojnë llumin me pushtet.

Rasti i implikimit në krim nga ana e kupolës së policisë u përsërit. Njëlloj si pak vite më parë kur ish Drejtori i Përgjithshëm Ard Veliu dhe policia u përfshinë në prishjen e provave të vrasjes së Klodian Rashës, edhe tani Drejtori i Përgjithshëm Proda dhe ai i Qarkut Tiranë, Elton Alushi, u përfshinë në prishjen e provave te vrasjes së djaloshit Martin Cani dhe në fshehjen e bashkëpunëtorit në vrasje”, shkruan Noka bashkëngjitur dokumentit.

Ndërkohë, ditën e diel, policia doli me një deklaratë duke thënë se, “nga hetimet e deritanishme nuk implikohet një autor i dytë i përfshirë në këtë ngjarje”, sipas policisë.