
Vrasje e dyfishtë është regjistruar pak minuta më parë në Shkodër në lagjen Mark Lula
Burime nga vendi i ngjarjes raportojnë se një djalë ka vrarë me armë zjarri të dashurën dhe më pas veten. Nuk dihen ende rethanat dhe as motivi që ka çuar të riun drejt këtij akti të rëndë kriminal.
Policia e Shkodrës është nisur drejt vendit të ngjarjes për të zbardhur rethanat e krimit të dyfishtë.