E akuzuan per te gjitha te zezat, Olta i del në mbrojtje Gertes:”Asgjë s’të bën pis…

Prej kohësh raporti mes dy motrave Olta dhe Gerta Gixharit ka qenë në qëndër të vëmëndjes.

Në Prime e kaluar Olta është future në shtëpinë e Big Brother për t’i bërë suprizë motrës së saj dhe për sqaruar aludimet nëse e mbështet apo jo Gertën.

“Unë e mbështes dhe do ta mbështes gjithë jetën, por në këtë rrugëtim që ajo po e përballon me shumë dinjitetet, pas saj”, tha ish-banorja e edicionit të dytë të reality shoë-t.

Për mesazhin e përfolur brenda në shtëpi nga Rozana kur tha se i ka uruar fitoren asaj dhe jo motrës, ajo u shpreh:

“Nuk më pengon që jam përmendur, por konteksti më shqetëson pak. Do doja që gjërat të mos merren në mënyrë kaq dramatike”.

Mirëpo, vetëm pak orë më pas, në “Instagram”-in e Rozanës janë publikuar disa mesazhe nga një bisedë e saj me Oltën.

Olta: Suksese shpirti, m’u bë qejfi shumë për ty dhe do më bëhet më shumë akoma kur të fitosh BB.

Rozana: Zemra të dua, s’kam firmosur unë asgjë, akoma jo një herë…

Rrjeti ka zierë gjatë këtyre ditëve për raportin e motrave Gixhari dhe duket se Olta ka dashur të reagojë sërish, këtë herë me anë të një postimi:

“Motra ime do qëndrojë e fortë deri në fund, sepse e njoh shumë mirë. Është fisnike, e përkushtuar në familje dhe një nënë e shkëlqyer që ka rritur dy djem të edukuar. Asgjë s’të bën dot pis Eta ime”.