Përmes një postimi të bërë në profilin e tij të Instagramit, Jul Deda ka falenderuar të gjithë ndjekësit për mbështetjen e treguar gjatë rrugëtimit të tij prej 133 ditësh, duke u shprehur gjithashtu se vërtet nuk ka fituar 100 mijë euro por ka fituar dashurinë e publikut.
“Jam munduar të tregohem me sa më shumë ngjyra, emocione dhe ndonjëherë me disa kalkulime dhe lojë por jam munduar të jem i matur edhe pse ndonjëherë na ka rrëshkitur këmba. Rrugëtimi im ky ishte. Unë vërtet nuk i fitova 100 mijë euro por ju fitova ju. Kam fituar zemrat tuaja dhe jam krenarë për këtë gjë. Sigurisht që ajo lojë bëhet që në fund të ketë një cmim të madh dhe më në fund vetëm një do e fitonte dhe nuk jam këtu sot për të gjykuar fituesen”.
“E di që me votat tuaja unë e kam fituar Big Brother-in. Kam fituar dashamirësinë tuaj por kam fituar edhe Big Brother por do sqarohen të gjitha. Do mbetemi në kontakt për të gjitha. Do komunikoj me ju përmes punës sime, nëpërmjet postimeve të mia. Do komunikoj me ju sepse komunikimi me ju për mua është jetë, është gjëja më e vërtetë dhe më e bukur që mund të më shoqërojë mua gjatë karrierës sime apo jetës sime. Ju jam mirënjohës për të gjitha paratë e shpenzuara për mesazhet, për netët pa gjumë për dashamirësinë e treguar. Për familjet tuaja, uroj vetëm të mirat. Zoti ju bekoftë familjarisht“, thotë ndër të tjera Juli.