E fundit! Gjesti kerkoi te dale nga Big Brother, “U qetesova nga namazi, po vetem nje sekond ka qene..”

Gjesti ka kaluar mbi 150 ditë në izolim dhe natyrisht se ka një ngarkesë të rënduar emocionale e psikologjike.

Ai pas daljes nga Big Brother i Kosovës kaloi menjëherë në atë të Shqipërisë, ku ky edicion nisi më 21 dhjetor.

Ai e ka thënë disa herë se është lodhur, nuk ndihet mirë, e madje ka kërkuar edhe largimin nga shtëpia.

Në një bisedë me Danja Kokën, artisti i thotë se ka qenë shumë pranë largimit nga programi.

“Kam qenë duke dalë, për pak. Një sekond i madh ka qenë. Betohem në Zot një sekondë më ka shpëtuar”, u shpreh ai.

Tutje gjatë bisedës kur u pyet se çfarë e ndaloi, ai theksoi: “Ai sekondë ishtë që u çova dhe jam falur”.