Graciano qeshi me të, reagon ashpër Lisi: Nuk e fal më

I ftuar një emision televiziv ka qenë një prej ish-banorëve të ‘BBV3’, Elvis Myrta. Ai ka komentuar rreth situatave të fundit të ndodhura në shtëpi, ku më shumë vëmendje i ka kushtuar një ngjarjeje të ndodhur pak ditë më parë e cila lidhej me Lisin.

Teksa produksioni riktheu puntatën e parë dhe prezantimin e të gjithë banorëve dhe ish-banorëve të shtëpisë së ‘BBV3’, Graciano dhe Heidi qeshën gjatë klipit të Lisit, gjë që e mërziti shumë Romeon.

Por si është ndjerë Lisi? Ja ç’thotë ai:

“Nuk u preka fare, unë e kam si natyrë vetë të qeshurën. E vetmja gjë për të cilën u preka ishte pjesa që Heidi u provokua nga Graciano. Është një provokator i niveleve të larta. Qava bashkë me Romeon, ai nga shtëpia aty, unë nga shtëpia ime.

Unë personalisht e kam ndjerë më shumë këtë provokimin se sa ‘Kutinë e Pandorës’. E kam ndjerë si tallje, do e flas dhe me Gracianon. Nuk e fal më këtë herë, ‘kamikazin e vogël’.

Njerëzit që janë pa shtyllë kurrizore kështu janë. Do flasim kur të dalë jashtë. Në momentin që kam dalë dhe nuk e kam cënuar atë, ky e bëri në një mënyrë ‘skuthlluke’. Hyri për të rregulluar imazhin, por po e bën më keq.”