Nis h*kmarrja e Edi Rames ndaj Tom Doshit? Altin Dumani bën veprimin qe shuan shpresat e shqiptareve

Një zhvillim i papritur vjen nga Vau i Dejës, ku Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka sekuestruar telefonin e kryebashkiakut aktual, Kristian Shkreli, përfaqësues i Partisë Socialiste.

Ende nuk është bërë publik shkaku zyrtar i këtij veprimi, por ai vjen vetëm një ditë pas një aksioni të gjerë të BKH-së dhe forcave speciale të FNSH-së në Shkodër, lidhur me hetimet për krimet zgjedhore të 11 majit. Gjatë këtij operacioni u shoqëruan disa mbështetës të Partisë Socialdemokrate (PSD), ndërsa fokusi i deritanishëm i SPAK duket të jetë përqendruar pothuajse tërësisht mbi këtë subjekt politik.

Kjo ka ngritur pikëpyetje serioze mbi paanshmërinë e hetimeve. Shqiptarët janë dëshmitarë të një fushate zgjedhore ku, në shumë zona, akuzat për blerje masive votash nga ana e strukturave të PS-së ishin të hapura dhe të përhapura. Qytetarët dinë shumë mirë kush janë individët që kanë blerë vota, kush janë “bosët” lokalë, deputetët dhe elementët me rekorde kriminale që kanë ndërhyrë për të deformuar vullnetin e lirë të votuesve.

Megjithatë, deri më tani, SPAK nuk ka reaguar ashpër ndaj këtyre praktikave të denoncuara nga opinioni publik, por duket se ka përqendruar goditjen mbi PSD-në. Kjo situatë ushqen bindjen se hetimet janë të njëanshme dhe të dirigjuara.

Kujtojmë se vetëm pak ditë para zgjedhjeve, në një miting elektoral në Shkoder, kryeministri Edi Rama i dha një mesazh të koduar kryebashkiakut Shkreli: “Mos luaj me dy porta, Kristian.” Një paralajmërim që tashmë duket se po materializohet përmes hetimeve të hapura ndaj tij.

Në një zhvillim paradoksal për këtë bashki, Partia Socialiste ka dalë forcë e tretë, ndërsa PSD ka fituar me diferencë, një fenomen që nuk është regjistruar në asnjë bashki tjetër në vend. Ky rezultat ka vënë në lëvizje mekanizmat politikë dhe institucionalë për të goditur strukturën fituese, ndërkohë që vetë PS-ja mbetet e paprekur nga hetimet, pavarësisht indicieve të shumta.

Në këtë kontekst, shumë qytetarë po shprehin zhgënjimin e thellë për mënyrën si po funksionon drejtësia. SPAK, nga shpresa më e madhe për drejtësi në vend, rrezikon të perceptohet si instrument selektiv në duart e pushtetit, dhe kjo mund të jetë një goditje fatale për besueshmërinë e reformës në drejtësi.

Shqipëria ndodhet në një moment kritik. Ose drejtësia do të përqafojë paanshmërinë, ose do t’i japë fund çdo shprese për ndryshim.
Në ditët në vijim pritet të zbardhen më shumë detaje për hetimin dhe veprimet e ardhshme të SPAK.