Pamjet e ‘përleshjes’ shqetësojnë fansat, çfarë po ndodh mes Eglin dhe Gjestin

Një lojë e zhvilluar mes Eglit dhe Gjestit brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4 ka ngjallur reagime të shumta nga ndjekësit e spektaklit.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë se si dyshja, në formën e një shakaje, “luftojnë” me njëri-tjetrin në lavanderi, por situata duket se ka dalë jashtë kontrollit për disa momente.Teksa tentonin të ngacmonin fizikisht njëri-tjetrin, në një moment Gjesti e kap nga fytyra Eglin, duke shkaktuar reagimin e menjëhershëm të disa banorëve.