Pas eleminimit nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, Elvis Myrta u rikthye në “bazë” dhe jetës që bënte para se të futej në Big Brother Vip.
Së fundmi, ai ka takuar punonjësit e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar si dhe prokurorin Behar Dibra.
Vetë Lisi, në llogarinë e tij në “Instagram” ka postuar një video me prokurorin Dibra jashtë ambienteve të SPAK krah së cilës shkruan: Dje diskutuam “gjëra” të mëdha me Prokurorin Behar Dibra!