Sara ‘harron’ Bardhin? Përqafohet me banorin e ri të BBV: Se mos bëhet xheloz…

Banori i BBV, Silvi Forte ka ngritur dyshimet se mund të ketë pasur një romancë me modelen Sara Gjordeni.

Para se të bëhej pjesë e garës, këngëtari ka deklaruar se njihet me ish-Missin dhe kanë pasur një flirt, pa sqaruar më tej raportin që kanë pasur së bashku.

Së fundmi, dyshja janë parë shumë pranë njëri-tjetrit, teksa kanë shkëmbyer edhe një përqafim në oborrin e shtëpisë së BBV.

“Ty të dua në shtëpi”, iu drejtua Silvi Sara Gjordenit, teksa kjo e fundit iu kthye duke e përqafuar.

“Mos na bëhet xheloz Bardhi”, iu kthye Silvi, por modelja ka buzëqeshur duke nënkuptuar që jo.