Tani qe ka ‘popullin’ ne krah Jemtiri tregon gjera për produksionin qe nuk i dinim…

Jetmir Sala është banori i radhës i cili u largua me vetë dëshirë nga ‘Big Brother VIP Albania’.

Largimi i tij ishte si pasoj e raportit me banoret e tjerë, shkruan “Kosovarja”.

Ai pasi doli nga shtëpia me e famshme në vend, ka reaguar me një video live ku ishte me miqtë e tij.

Jetmiri shprehet se “A di sa lajme do bëjmë nuk e keni idenë, çka me kanë parë sytë edhe çka behët edhe si e tregojnë edhe si i dallaverosin njerëzit, e si e shesin sapunin për djathë kemi për të degjenuar shumë”.