Në shtëpinë e Big Brother VIP3, Ilnisa është shprehur se e ka xhaxha poetin e njohur, Dritëro Agolli.
Por ka qënë vëllai i saj i cili e ka nxjerrë ‘bllof’ Ilnisën teksa u shpreh në një intervistë në ‘Top Albania Radio’, se poeti nuk është xhaxhai i tyre.
Ai u shpreh: “Për t’i rënë shkurt, edhe pse është pak e ngatërruar si histori, prindërit tanë dhe Dritëroi janë në parim kushërinj, pasi gjyshërit e mi nga ana e babait dhe Dritëroi ishin dy vëllezër që u martuan me dy motra. Ilnisa ka një afrimitet me të, jo vetëm të trashëguar nga ana e letërsisë dhe e penës, por edhe nga pjesa tjetër, pasi është njëfarë soj xhaxhai”.