
Një batutë mes Erandit dhe Elinarës gjatë javës në “Ferma VIP 2” është kthyer në temë diskutimi në spektaklin e së hënës, duke nxitur aludime për një afeksion të mundshëm mes tyre.
Ndërsa Erandi po i kujtonte Elinarës se është në nominim, dhe kjo e fundit i kërkoi ndihmë për të marrë sa më shumë vota, Erandi duke qeshur i tha se zgjidhja e vetme mbetet “seksi”. Kjo situatë u komentua edhe nga paneli.
Opinionisti Kastro Zizo u shpreh se, pavarësisht se në dukje ishte një shaka, ai ka vënë re disa “xixa” mes dy banorëve. “Kjo nuk është e re, ka kohë që vërej disa sinjale mes tyre,” – tha ai, duke shtuar se një koment i tillë mund të reflektojë një afrim më të thellë.
Në të njëjtën linjë ishte edhe Zhaku, e cila shtoi: “Do doja shumë t’i shihja të lumtur, nëse do ta gjenin lumturinë te njëri-tjetri.”
Elinara nga ana e saj nuk i hodhi poshtë komentet, duke u shprehur: “Erandin e kam shumë xhan. Tani duan të më fejojnë me zor.” Ndërsa Erandi reagoi me të qeshura: “Po bëhet fjalë për nominim, kjo është gjëja e parë që bëhet.”
Moderatorja Luana Vjollca e mbylli me një shprehje popullore: “Ku ka zë, nuk është pa gjë.”
Mbetet për t’u parë nëse këto janë vetëm shkëndija humori, apo një raport që do të thellohet gjatë javëve në vazhdim.