
Është zbardhur dëshmia në polici e Jozit, i cili u arrestu mbrëmë pasi goditi Gjestin në çastet kur po dilte nga shtëpia e BBV.
Pasi u arrestua Jozi u dërgua në Komisariatin nr. 6.
Në dëshminë e tij në polici Jozi tha se Gjesti e ka provokuar.
“Më ka provokuar gjatë gjithë lojës, nga gjaknxehtësia e qëllova. Nuk e durova më!”, tha ai.
Akti i papranueshëm ndodhi gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të mbrëmjes së djeshme në formatin Big Brother Albania. Ky veprim i paprecedentë u transmetua në kohë reale dhe u ndoq nga një publik i gjerë kombëtar.
Top Channel reagoi menjëherë duke dënuar me vendosmëri çdo formë dhune dhe ritheksuar angazhimin e tij ndaj standardeve më të larta të etikës profesionale, përgjegjësisë publike dhe komunikimit të sigurt.